Plagosi ish-bashkëshorten, arrestohet 53-vjeçari! Ja si është gjendja e të lënduarës

0
184

Një 53-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi ka plagosur me thikë ish-bashkëshorten e tij.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15 në rrugën “Tomorr Sinani”, ku 53-vjeçari me iniciale A.B., ka goditur me thikë ish-gruan e tij, 48 vjeçe. Pas plagosjes 48-vjeçarja është dërguar në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, blutë kanë gjetur të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës më të cilin 53-vjeçaqri kreu plagosjen, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në Polici autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.