Një vajzë 8-vjeçare është dërguar në spital pasi ka rënë nga skafi, teksa lundronte me familjarët e saj në det, në plazhin e Velipojës.
Sipas informacioneve të para, e mitura është rrëzuar aksidentalisht dhe ka dëmtuar lehtë këmbën. Mësohet se ajo është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi me iniciale D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar.
Velipojë/Informacion paraprak
Në plazhin e Velipojës, një shtetase e mitur 8-vjeçare, e shoqëruar nga familjarët e saj, dyshohet se gjatë kohës që lundronin me një mjet lundrues skaf të familjarit të tyre aksidentalisht është rrëzuar dhe ka dëmtuar lehtë këmbën.
Shtetasja e mitur është dërguar në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi D. H., 57 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Policisë Kufitare për veprime të mëtejshme, ndërsa mjeti lundrues skaf është bllokuar nga shërbimet e DVKM Shkodër.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.