Nga Qamil Dika
Ne zgjedhjet e 2025 qytetaret shqiptare do te votojne per deputetet e listave te partive.
Kjo nuk i sherben qytetareve,ata do te vazhdojne te mos ndjehen te perfaqesuar pasi ne listat e partive do te diktohen fituesit.
Per here te pare ne zgjedhjet parlamentare te 2021 qytetaret votuan per kandidatin dhe per partine. Ajo qe u vu re se deputetet aktuale mesatarisht gezonin nje mbeshtetje prej 2500 vota. Nje mbeshtetje tejet e ulet kjo ne konceptin politik dhe te perfaqesimit dhe rrjedhimisht kjo prodhon nje kast politikanesh te bazuar ne interesa individuale apo grupimi (shpesh here kane rezultuar desktruktive edhe per vete partine qe i zgjedh).
Te tille deputete (politikane shume pak prej tyre mund te konsiderohen si te tille) shpesh as nuk arrijne te identifikohen ne komunitetin e tyre pasi ne rang kombetar shpesh nuk behet fjale te kene nje valence politike apo protagonizmi.
Ajo qe eshte deprimuese dhe zhgenjyese eshte konsiderimi si arritje nga ana e PD-se kjo “reforme”.
E vetmja menyre qe PD te rikthehet ne pushtet jane “listat e hapura”, me kandidate njerez te spikatur ne sektoret e tyre, te rinj dinamik, me formim politik, te angazhuar dhe qe kane nje mbeshtetje te komunitetet e tyre.
Njerezit bejne ndryshimin permes fuqise se tyre individuale. Nese partite nuk bazohen ne perfaqesues qe kane fuqine e ndryshimit dhe zhvillimit, komunitetet e tyre do te mbeten te paperfaqesuar dhe do te braktisin masivisht zgjedhjet.
Kjo reforme eshte padiskutim nje shans i humbur per PD, per demokracine ne vend dhe per Shqiperine.
Listat e hapura jane DEMOKRACI.