BallinaOP EDDielli politik i dyshes Berisha -Rama po perëndon!

Dielli politik i dyshes Berisha -Rama po perëndon!

spot_img
spot_img

Nga Azgan Haklaj
Kongresi i djeshëm i PS do ishte përcjellë siç përcillen rëndom të tilla sajesa e bufonëri politike me regji të
Edi Ramës, nëse nuk do të
kishte detaje jo të
vogla që flasin më
shumë se fjalimet e tyre. Megjithë trukimet komplimetuese u pa qartë nga mimika e qëndrimi i znj Nikolla se largimi i saj kishte qënë i dhunshëm e nën presion.
Taulant Balla, polemisti më
i madh e sistematik kundër Sali Berishës biles dhe kallzuesi i tij zyrtar në SPAK për aferën e kompleksit “Partizani”u shkarkua si “Zhukovi” kur po “fluturonte” nga euforia. Hamendësimi dhe përfolja se ky mund të jetë kurbani i Berishës në këmbim të
pazarit politik e njerëzor me Edi Ramën natyrisht që ka nuanca të këtij realiteti të
nëndheshëm.
Zëvendësimi i rrufeshëm i drejtuesve të ministrive,
institucioneve kryesore të
pushtetit me njerëz fare të
panjohur politikisht ndoshta është tjetër sinjal i qasjes drejt një qeverie teknike siç e kërkon Sali nongrata nga Ballkoni antiamerikan e babloku duhet t’ja plotësojë
sepse siç ju deshën ushtarët e tij parlamentarë, gazmendët e bylykët këto kohë, do i duhen në sesionin e ri kur mendon ti shpallë luftë organevë të
drejtësisë së re dhe të instalojë përfundimisht autokracinë dhe të
përcjellë me funeral pluralizmin e demokracinë, nëse e lejon opozitarizmi euroatlantik, sovrani dhe aleatët strategjikë.
Ndërkohë kur ç’do takim e tubim politik i Edi Ramës përherë në11-të vite mbushej me retorika deri shpotitëse e plot batuta kundër Sali Berishës, këtë herë çuditërisht mungonin.
Ai u përmend vetëm një
herë nga Rama, biles dhe atëherë pa emër, por tha rregullat e lojës i pranuan çfarë deshmon publikisht ujdinë vrastare, të demokracisë, pluralizmit politik e shtetit të së drejtës.
Vallë pse u harrua refreni 3 vjeçar i poezive të
Edi Ramës me “non grata”?!!.….
Fatmir Xhafa përkundër propagandës për rienergjizim e aktivizim rinor, nën shkelqimin e thinjave ishte thirrur të “ribënte”një tjetër “Reformë të thellë” në
drejtësi!
Pra petët e lakrorit u hoqën e për askënd nuk ka dilema se e gjithë kjo ujdi e këto levizje të kamufluara nuk janë gjë tjetër veçse rienergjizim i pazarit Rama-Berisha për vjeshtën parlamentare e cila do shenojë mësymjen kundër prokurorisë dhe gjykatave të posaçme.
Në fjalimin e stërgjatur mungoi në recitimin e Edi Ramës fjala SHBA, një shenjë kjo reale se në mos është ndëshkuar me kartonin e kuq prej tyre, kjo ka gjasa të ndodhë dhe të jetë e shpejtë.
Turpi më i madh që jo vetëm cënon rëndë por linçon totatisht institucionin e kreut te shtetit ishte fakti qesharak që kapterri Bajram Begaj, ndonëse ditë e dielë
priste si roje garde pas perdeve të
zyrës së tij se kur do ti trokiste në derë tutori Edi Rama.
Detaje ka shumë dhe do duhej kohë ti identifikonim siç ka qindra e mijëra afera të tmerrshme korrupsioni ekonomik dhe politik por po e mbyll me dy prej tyre që
edhe syrit jo shumë vezhgues e indiferent zor se i kanë shpëtuar.
Ndërkohë që jo vetëm përflitej por pritej domosdoshmërisht largimi nga qeveria i Belinda Ballukut e quajtur si “bullica” e hajnisë e korrupsionit, dhe e 3D-së së saj të famshme, jo vetëm nuk ndodhi por klani i saj u gradua dhe u fuqizua duke sjellë dy ministra nga drejtorët e saj të
preferuar.
Kësaj radhe vula e grabitur dhe dhuruar po prej Ballukut tek Sali Berisha u bë për të varkë shpëtimi, por ky akt i neveritshëm nuk do mund ta shpëtojë kurrë këtë hajdute nga hetimi që
ka filluar dhe penalizimi i sigurtë nga SPAK-u.
Në të kundërt Erion Velisë së 5D -së jo vetëm nuk ju dha silidaritet por jua kujtoi punën që e pret atë së bashku me Pandin e Fondacionit Besa tek varrezat e Tufinës dhe të Sharrës ku janë varrosur miliona euro të
inceneratorëve.
Pra në tërësinë e vetë ky shou i shpifur propagandistik e jashtë realitetit është fotografia e shpifur e një
realiteti alarmues i
një vendi që
po lëngon nga ikjet e varfëria, të Atdheut tonë që
po vidhet e stërvidhet nga qeveria.
Por kjo gjëndje nuk do mund të vijojë gjatë.
Mesazhet e shpërfillura prej tyre të
ardhura nga institucionet relavante e demokratike të
perëndimit e kryesisht ato nga SHBA-të nuk do ngelen thjesht konstatime.
Eshtë prova e madhe e besimit që populli dhe Kombi Shqiptar ka tek SHBA-të dhe aleatët e tjerë perëndimor.
Nuk besoj dhe as e mendoj se do ndeshemi në
zhgënjim sikundër kurrë nuk do të ketë tërheqje e dorëzim.
Fatet e një populli nuk mund ti luaj si zhitona në kazino një establishment i degraduar e korruptiv.
Dje Edi Rama përkundër euforisë që mundohej me hipokrizi të manifestonte ishte i verdhë
e pa gjak.
Po ashtu i mekur e pa entuziasëm ishte dhe zëri i “non gratës” nga bunkeri.
Eshtë koha e reagimit masiv, politik e njerëzor.
Pas 34 vitesh post-komunizëm nuk mund të
ketë më manipulatorë e pazarexhinj’ që
t’ju mohojnë shqiptarëve votën e lirë.
Deklaratat e shqiptuara qartë nga kryediplomati amerikan ne Tiranë dhe në
menyrë sistematike nga zyrtarët e lartë të Departamentit të Shtetit se nuk do të tolerojnë askënd në asnjë formë të shantazhojë organet e reja të drejtësisë si investim ekskluziv i tyre nuk duan koment.
Komenti dhe konkluzioni i vetëm është se folja politike e dyshes Rama-Berisha nuk do ta ketë kurrë kohën e ardhme.
Dielli i tyre po perëndon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular