BallinaSportInteri dhuron spektakël në miqësore, Asllani: Vetëm fillimi, ishte emocionuese të dilnim...

Interi dhuron spektakël në miqësore, Asllani: Vetëm fillimi, ishte emocionuese të dilnim në fushë me dy yjet në gjoks

spot_img
spot_img

Pasi debutoi me fanellën e Interit me një dygolësh kundër Luganos (3-2) dhe shënoi sërish kundër Pergoletezes (2-1), Mehdi Taremi realizoi sërish dy herë, të shtunën që sapo lamë në triumfin e kampionëve të Italisë kundër Las Palmas, një miqësore e luajtura në Çezena dhe fituar 3-0.Sulmuesi iranian shënoi dy golat e parë për kampionët e Italisë: fillimisht me penallti, të cilën ai e fitoi vetë dhe e shndërroi në gol në minutën e 11-të dhe më pas i asistuar nga Mkhitarian, në minutën e 37-të me një goditje kirurgjikale. Ish-lojtari i Portos u zëvendësua tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, menjëherë pas golit të Dimarkos (parabël fantastike nga rreth 40 metra), duke i lënë vendin Daniele Kietos, një lojtar nga ekipi i të rinjve të Interit. 82 minuta lojë për Kristjan Asllanin, që e nisi ndeshjen në rolin e titullarit, duke qenë ndër më të mirët në radhët e zikaltërve. Shqiptari tentoi edhe golin nga distance, por përgjigja e portieri mik ishte në lartësinë e duhur. Pavarësisht shifrave, djemtë e Inzagit kishin mundësi të fitonin me një rezultat më të gjerë, ndërkohë që spanjollët goditën vetëm një shtyllë në rastin më të pastër që patën, i cili më shumë se sa një mundësi e krijuar ishte një dhurata e portierit Martinez.

FJALA E ASLLANIT – I lumtur u shfaq edhe Krstjan Asllani pas triumfit të Interit në miqësore kundër Las Palmasit 3-0, aty ku mesfushori i kombëtares tonë luajti si titullar duke iu afruar në një rast edhe golit. Konkurrenca sivjet është shtuar me afrimin e Zielinskit, por shqiptari dukshëm nuk i druhet. Pas miqësores, ai deklaroi:

“Këtë vit do të përpiqemi të rikonfirmojmë veten, jemi Interi, një ekip i madh dhe duhet të synojmë për të gjitha objektivat. Nuk do të jetë e lehtë, por kemi cilësinë e nevojshme.”

Forma nuk është idealja, megjithatë kampionët e Italisë duket sikur nuk kanë ndalur kurrë.  Fitore dhe lojë bindëse nga Asllani me shokë.

“Është normale që ne duhet të hedhim karburant në këmbët tona në këtë moment të sezonit. Nëse vjen një fitore me paraqitje pozitive është gjithmonë më mirë, sepse lodhja ndihet më pak dhe besimi rritet”, shtoi mesfushori i Shqipërisë.

Në fund edhe fjalë lideri nga ana e Kristjanit, që lidhur me të rinjtë e grupit tha: “Lojtarët e rinj po përshtaten shumë mirë dhe e dimë se është e lehtë të integrohesh në grupin tonë. Ishte shumë emocionuese të dilnim në fushë me dy yjet në gjoks, tani mezi presim të luajmë sërish në ‘San Siro’, para tifozëve tanë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular