Një punëtor 58-vjeçar humbi jetën pasditen e sotme, ndërsa ra nga lartësia, në një kantier ndërtimi ku punonte.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Thatë.
Më datë 30.07.2024, rreth orës 13:20, në afërsi të Liqenit të Thatë, në një pallat në ndërtim e sipër, duke punuar ka rënë nga lartësia shtetasi A. Sh., 58 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital.