BallinaKryesoreMiratohen ndryshimet në Qeveri! PS voton 4 ministrat e rinj! Ja me...

Miratohen ndryshimet në Qeveri! PS voton 4 ministrat e rinj! Ja me sa vota u shkarkua, Balla, Peleshi dhe Mete

spot_img
spot_img

Kuvendi ka miratuar ndryshimet në qeveri, mes tensioneve të krijuara nga opozita.

Pavarësisht tensioneve të krijuara, Lindita Nikolla pasi përjashtoi nga seanca Gazment Badhin dhe rrëzoi kërkesën e opozitës për ta zhvilluar seancën e posaçme me debat, nisi me votimin për shkarkimet dhe emërimet e reja në qeverinë Rama 3.

Ndërsa votohej, Bardhi i është drejtuar Nikollës duke i thënë se ka gënjyer për sëmundjen dhe se e kanë e kanë shkarkuar nga posti i Kryetares së Kuvendit.

Votimi i ndryshimeve në qeveri:

Shkarkimi i Elisa Spiropalit nga ministre e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin u bë me:

  • 79 vota pro
  • 2 abstenim
  • 2 vota kundër

Shkarkimi Ervin Metes, ministër Financave u bë me:

  • 78 vota  pro
  • 2 abstenim
  • 5 vota kundër

Sharkimi i Niko Peleshit, ministër i Mbrojtjes u bë me:

  • 78 vota pro
  • 2 abstenim
  • 0 vota kundër

Shkarkimi i Taulant Ballës, ministër i Brendshëm u bë me:

  • 84 vota Pro
  • 2 kunder
  • 0 abstenim

Emërimet e reja

Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me:

  • 77 vota pro
  • 2 abstenim
  • 14 vota kunder

Pirro Vengu u emërua  ministri i Mbrojtjejs me:

  • 77 vota pro
  • 2 abstenim
  • 12 kundër

Ervin Hoxha, u emërua ministri i Brendshëm me:

  • 76 vota pro
  • 2 abstenim
  • 11 vota  kundër

Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

  • 78 vota pro
  • 9 kundër
  • 0 abstenim.

Gjithashtu Bledi Çuçi është zgjedhur me 77 vota pro nënkryetar Kuvendit, duke pasuar Ermonela Felajn, ndërsa Elisa Spiropali është emëruar kryetare e Kuvendit, duke pasuar Lindita Nikollën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular