BallinaSportArlind Ajeti nuk i shpëton merkatos, Klyzhi “bombardohet” në oferta

Arlind Ajeti nuk i shpëton merkatos, Klyzhi “bombardohet” në oferta

spot_img
spot_img

Kjo dritare transferimesh nuk ka mbetur pa prekur edhe Arlind Ajetin, mbrojtësin e Kombëtares që aktivizohet me Klyzhin në kampionatin rumun. Për të, oferta kanë mbërritur nga Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite.

“Ai mund të kthehet në Itali, por ne po i kushtojmë vëmendje edhe pjesës tjetër të merkatos”, tha menaxheri i futbollistit shqiptar, menjëherë pas “Euro 2024”.

OFERTAT- Teksa janë luajtur tri javë, me ekipin e shqiptarit që ka marrë 4 pikë në këto ndeshje, disa oferta kanë mbërritur për mbrojtësin që ishte titullar në ekipin e Silvinjos gjatë Kampionatit Europian. Sipas informacioneve të “ProSport”, janë 3 klube të interesuara për blerjen e Arlind Ajetit. Kampionati Europian e ka ngritur profilin e qendërmbrojtësit, pasi pësoi një rënie në karrierën e tij para se të transferohej në Rumani, ku e mori me vete Andrea Mandorlini, një trajner që e njihte që në Itali.

Kur luante te Pordenone në Serinë C, Ajeti humbi disi nga “radari” i Kombëtares, ndërsa pasi zhvilloi një sezon në Rumani me Klyzhin, 30-vjeçari ra sërish në sy. Për Ajetin duket se janë interesuar përfaqësues të disa klubeve në Turqi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabinë Saudite. Kujtojmë se pronari i Adana Demirsporit u përpoq ta bindte të nënshkruante pikërisht në fushë Ajetin, pasi skuadra turke eliminoi Klyzhin, në sezonin e kaluar të Ligës së Konferencës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular