Izraeli thotë se është vrarë një komandant i lartë i grupit të armatosur libanez, Hezbollah, nga një sulm ajror izraelit në Bejrut, raporton transmetuesi publik izraelit.
Më herët, ushtria izraelite tha se sulmi në Bejrut të martën vonë ishte hakmarrje për një sulm raketor tri ditë më parë, ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë,
Dy burime të paidentifikuara thanë për transmetuesin public izraelit Kan se Izraeli vlerësoi se “objektivi i sulmit” u vra.
Në një komunikatë për media më herët, ushtria izraelite tha se në shënjestër të sulmit në Bejrut ishte komandanti i Hezbollahut përgjegjës sulmin raketor në Lartësitë e Golanit, të okupuara nga Izraeli, të shtunën, si pasojë e të cilit u vranë 12 të rinj në një fushë futbolli në fshatin Druze.
Ministri i Shëndetësisë i Libanit, Firas Abiad, tha për Reuters se në këtë sulm u vra edhe një person tjetër dhe u plagosën 35 të tjerë, prej të cilëve tre rëndë.
Hezbollahu e ka mohuar përfshirjen në sulmin në Golan, por tha se hodhi raketa në një objektiv ushtarak në Lartësitë e Golanit.