BallinaAktualitetFOTOT/Emërohen drejtorët e rinj, nga Porti i Durrësit, AKBN, tek IKMT-ja dhe...

FOTOT/Emërohen drejtorët e rinj, nga Porti i Durrësit, AKBN, tek IKMT-ja dhe Kadastra

Pas ndryshimeve në qeveri, ku tre drejtorë morën postet e tre ministrive, përkatësisht atë të Financave, ministrit të Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes, janë emëruar drejtorët e rinj të Portit të Durrësit, AKBN-së, IKT-së e Kadastrës.

Kreshnik Bajraktari do të jetë drejtori i ri i Autoritetit Portual të Durrësit, duke zëvendësuar kështu Pirro Vengun, i cili mori postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

Në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) është emëruar Erlind Sulo, emërimi i të cilit vjen pas largimit të Petrit Malaj, i cili do të drejtojë Ministrinë e Financave.

Më herët Erlind Sulo ka mbajtur kreun e Korporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Ai ka qenë gjithashtu drejtoi i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit. Sulo ka mbajtur postin e këshilltarit në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Dallëndyshe Bici rikthehet në Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas 16 muajve në krye të Agjencisë Shtetërore e Kadastrës. Bici do të zërë vendin e Ervin Hoxhës i cili sot mori zyrtarisht detyrën e ministrit të Brendshëm pasi bëri dhe betimin tek presidenti Bajram Begaj.

Ndërkohë pas largimit të Bicit te IKMT-ja, në krye të Kadastrës vihet Lorena Goxhabelli.

Goxhebelli vjen nga Ministria e Mbrojtjes, ku shërbente si këshilltare e jashtme ligjore për pronësinë në kabinetin e ministrit që prej qershorit 2022. Ka eksperiencë të gjatë në fushën e drejtësisë, fokusuar kryesisht në çështjet e pronësisë, administrimit të tokës, kontratat publiko-private për administrimin e pronës shtet, etj.

( Nga e majta në të djathtë) Sulo, Bici, Goxhebelli, Bajraktari
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular