Gjatë votimeve të djeshme për shkarkimet e ministrave dhe emërimin e ministrave të rinj në parlament, është kapur një moment teksa deputetja Ori Nebiaj shtyp butonin elektronik jo vetëm për veten e saj, por edhe për Gazment Bardhin, i cili ishte në foltore në atë moment.
Përveç votimit për Bardhin, Nebiaj shtyp butonin edhe për Lulzim Bashën që nuk ishte fare në Kuvend dhe pwr Jorida Tabaku.
Video është bërë publike në rrjetet sociale, teksa gjatë votimit Bardhi ishte me deputetë të tjerë duke bllokuar Foltoren, ndërsa për të votoi deputetja Oriela Nebiaj.
Në video duke Nebiaj teksa shtyp butonin e votimit tek vendi i saj dhe tek vendi i Bardhit ngjitur, teksa ky i fundit po çirrej tek foltorja së bashku me Nokën e Vokshin ndaj Lindita Nikollës.