Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve, të cilët preken nga projekti për rehabilitimin e Lumit të Lanës.
Rama shkruan se apartamentet do të përdoren për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror.
Kreu i qeverisë e ka konsideruar rehabilitimin e Lanës një kapitull të ri transformues.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me pamjen e godinave që do të ndërtohen për strehimin e banorëve që shpërngulen për kapitullin e ri të transformimit të Lanës në Tiranë, por edhe apartamenteve për strehim social, shërbime e parkim në administrim shtetëror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.