Shtyhet afati për aplikim në Policinë e Shtetit, ja data dhe linku ku mund të aplikoni! 50% e kuotave janë për femrat

0
130

Afati i aplikimit për pranim në Policinë e Shtetit është shtyrë deri më datën 5 shtator.

Në numrin e kuotave për konkurrim 50% do të jenë për femra, të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit.

“Shtyhet deri më datë 05.09.2024, afati i aplikimit për pranim në Policinë e Shtetit, për 400 funksione të rolit bazë, për Patrullë të Përgjithshme.

Në numrin e kuotave për konkurrim, 50% e kuotave do të jenë për shtetaset femra, të cilat pas përfundimit me sukses të Kolegjit Profesional të Formimit Policor në Akademinë e Sigurisë, do të emërohen në strukturat e Kufirit dhe Migracionit”, thuhet në njoftim.

KRITERET DHE DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM në linkun: https://asp.gov.al/https-files-fm-u-625khryhfz/