Ardian Bitri, mjeku duarartë dhe i përkushtuar dibran

0
744

Nga: Samet Zagradi
Mjekësia është një nga profesionet më humane por njëkohësisht një profesion mjaftë i vështirë që jo cdo kush mund ta bëjë . Cdo njëri nga ne pa dyshim që shumë herë ka pasur nevojë për shërbim mjekësor dhe për hir të vërtetës në Dibër mjekët janë vërtëtë të mirë. Një nga plejada e madhe e mjekëve model që Spitali Rajonal Dibër ka pasur ështe edhe doktor Ardian Bitri që padyshim ka lënë gjurmë tek dibranët.
Doktor Ardian Lazim Bitri ka lindur në datën 18 Janar të vitit 1969 në fshatin Laçes, pjesë e Njësisë Administrative Fushë Cidhën Dibër. Ai lindi nga një familje e thjeshtë dhe shumë e respektuar e zonës e cila punën, ndershmërinë dhe të qënurit human e mbanin si mbiemër kudo që ato vepronin. Është i martuar me Elvanën e diplomuar si stomatologe në Ankara të Turqisë që sipas tij është mbështetja më e madhe e familjes se tij të vogël “Bitri”. Të dy bashkë janë prindër të dy fëmijëve, Aldo dhe Elën që si duket edhe ato do të jenë pjesë e mjekësisë si prinderit e tyre. Aldo do të ndjekë Fakultetin e Mjekësisë Tiranë për diplomim për mjek i pergjithshëm dhe Ela për diplomim i stomatologe do te vazhdoje ne profesionin e se ëmës .

Doktor Ardiani në periudhën 1983-1987 përfundoi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin e përgjithshëm “Seid Najdeni” në Peshkopi, ku më pas fitoi të drejtën e studimeve ne Fakultetin e Mjeksisë Tiranë dhe përfundoi studimet ne vitet 1987-1992 po me rezultate të shkëlqyera. Pas stazhit në Spitalin e Peshkopisë në vitet 1993-1997 ai u punësua si mjek i përgjithshëm në zonën ku ai lindi “Fushë-Cidhën” ku u njoh për herë të parë më botën e pacientit, dimesionin dhe shumëllojshmërinë e sëmundjeve por dhe me problemet sociale dhe njerëzore, gjë që e bëri profilin e tij më njerëzor, të ndjeshëm dhe të përgjegjshëm ndaj pacientit. Vlerë e cila e shoqëron cdo ditë doktor Ardianin. Dëshira e madhe e doktorit për tu specializuar dhe studiuar më tej e shtyu atë të në vitin 1997 të merrte pjesë në konkursin e realizuar aso kohe ng Fakulteti i Mjekësië për specializim në degën e kirurgjisë. Në vitet 1998-2002 ai pranë QSU Tiranë u diplomua si “kirurg i përgjithshëm.


Fillimet e punës në Spitalin Rajonal Dibër, një nga më të mëdhenjtë në zonën e veriut i pati në vitin 2002. Ai punoi në Dibër deri në vitin 2015 dhe puna e tij pati një impakt mjaftë pozitiv si tek drejtuesit ashtu edhe tek popullata e cila tashmë gëzon një respket të jashtëzakonshëm për të. Gjatë kësaj përiudhe pune në Spitalin Rajonal Dibër ai ka mbajtur detyra si Drejtor i Spitalit nga viti 2005-2009 dhe Drejtor I Qarkut për Siguracionin dhe Kujdesin Shëndetësor DRSKSH Dibër në vitet 2010-2012 por duke mos u larguar asnjëherë pacientit dhe bisturisë. Në këtë periudhë doktor Bitri u përpoq me gjithë profesionalizmin e tij duke dhënë kontributin në shërbim të qytetarëve dibranë dhe jo vetëm. Kolegët, miqtë dhe pacientët të cilët i kemi pyetur kanë mendime superlative për të dhe profesionalizmin e tij.


Ai shquhet për korrektësinë, seriozitetin, ndjeshmërinë , humanizmin dhe këmbënguljen e madhe për ta cuar problemin deri në zgjidhjen e tij. Nga ana profesionale doktor Ardian Bitri dallohet formimin teorik dhe praktik, intuitën dhe qetësinë për të diagnostikuar saktë dhe në kohë sëmundjen, bashkepunimin me kolegët në të mirë të pacientit, egon për të qenë bashkëkohor me atë që kerkon profesioni i tij , dashurinë e madhe për profesionin që nuk i është lekundur asnjeherë.

Që prej vitit 2015 doktor Ardiani zhvendoset për të dhënë kontributin e tij pranë Qendrës Spitalore Universitare të Traumës në Tiranë (ish spitali ushtarak). Po me atë pasion, pavarësisht viteve dhe pacientëve të shumtë doktori u vjen në ndihmë shumë pacientëve cdo ditë. Me egon e tij të mirë për të bërë hapa para ai ka kryer me sukses operacione shumë të vështira dhe të rralla jetëshpëtuese. Gjithmonë është i vendosur për të mësuar gjëra të reja duke marrë pjesë në konferenca kombëtare me referimet e tij duke referuar rastet dhe experiencën e tij disavjecare nisur në Dibër dhe tashmë në një nga spitalet më të mëdhenj të Shqipëriesë sic ëshë SUT ja.
Pacienti dibran ka qenë më i rëndësishmi gjatë gjithë kohës time si mjek:- tregon doktor Ardian Bitri për portalin Dibra ON. Kjo sepse, shton ai me lidh jo vetëm raporti mjek -pacient por edhe ndjenja e qënies dibran me lidhjet e veçanta farefisnore që ka vetë Dibra. Edhe këtu në Tiranë unë krenohem me faktin e të qenurit dibran dhe sigurisht përpiqem vazhdimisht ta justifikoj këtë emer duke iu përgjigjur kërkesave dhe nevojave të dibraneve edhe kur ato nuk kanë lidhje me punën që bëj, duke i orintuar ato dhe ndihmuar të gjejnë mjekun dhe shërbimin e duhur siç e meritojne ta kenë:- përfundon doktor Ardian Bitri, mjeku duarartë dibran. Marre nga dibraon.com