BallinaAktualitet"Asnjë hap pas"/Sabah Sheta: Të vendosur për të vazhduar protestat deri në...

“Asnjë hap pas”/Sabah Sheta: Të vendosur për të vazhduar protestat deri në çlirimin e Krujës nga izolimi

spot_img
spot_img

Nga Sabah Sheta
Asnjë hap pas/Të vendosur për të vazhduar protestat deri në çlirimin e Krujës nga izolimi

E nis këtë reagim timin sonte sërish me falënderime për protestën shembullore dhe qytetare, për rezistencën e vëllezërve të mi nga Kruja, Fushë -Kruja Nikla, Cudhia, Bubqi dhe Thumana ku nuk pajtohen me padrejtësinë që po iu bëhet nga koncesionari i rrugës -Thumanë-Kashar dhe qeveria Rama.

Si qytetar krutan, si kreu i demokratëve euroatlantikë, si opozitar garantoj që ne do të qëndrojmë të bashkuar për të arritur atë që duam, për të zhbërë një padrejtësi. Nuk kërkojmë asgjë më shumë se kishim dhe se na takon. Përfaqësuesit e mijëra bizneseve dhe 85 mijë banorët zonës nuk mund, as duhet dhe as do të paguajnë për të ardhur në shtëpitë e tyre. Kjo nuk ka për të ndodhur, ndaj qeveria dhe koncesionari duhet që sa nuk është vonë, sa më shpejt t’i japin zgjidhje një problemi të krijuar prej tyre.

Duhet në mënyrë urgjente që dalja nga rrethrrotullimit i Thumanës të hapet që banorët e Njësisë Administrative të Bashkisë Krujë të mos shkojnë deri në Kashar dhe të kthejnë më pas për të ardhur në familjet e tyre. Kjo është tallje, kjo është padrejtësi dhe ne nuk do të pajtohemi.

Një apel kam për çdo krutan, të bashkuar të vazhdojmë qëndresën. Të lëmë çdo ndasi e të parën të vëmë Krujën tonë turistike dhe historike që ky regjim e ka izoluar për interesa korruptive.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit të respektojë tubimet paqësore që lidhen me një të drejtë themelore, lëvizjen e lirë, që krutanët të shkojnë në shtëpitë e tyre si gjithë shqiptarët pa pagesë!

Mbyllja e rrethrrollimit të Thumanes është një padrejtësi qeveritare ndaj Policia e Shtetit përpara se të provokojë qytetarët duhet të jap një shpjegim se përsa është mbyllur dalja në këtë aks, e kësaj rruge që është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë dhe atyre krutanë.

Policia, koncesionari dhe qeveria të na bëjnë publik një vendim të mbylljes së rrethrrotullimit, e nëse nuk ka as dhe një vendim kjo është më shumë se padrejtësi, kjo është kriminale dhe bëhet për interesa personale dhe financiare të dikujt. Sa kohë nuk ka as dhe një dokument që do të mbyllet rrethrrotullimit i Thumanës për të mos patur dalje për në zonat e bashkisë Krujë kjo është vërtet e turpshme dhe një skandal që meriton vëmendjen qytetare dhe pse jo dhe të drejtësisë!

Në do të vazhdojmë protestat deri në çlirimin e Krujës nga izolimi!

All reactions:

98Taku Skrapar, Red Varaku and 96 others

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular