Dhuna ndaj protestuesve në aksin Thumanë-Kashar, reagon Merita Bakiu: I neveritshëm dhe i pafalshëm brutaliteti i policisë ndaj qytetarëve. Presidenti të reagojë
Deputetja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Merita Bakiu, ka reaguar për brutalitetin që policia ka treguar me protestuesit në rrugën Thumanë-Kashar.
Duke iu referuar kryesisht rastit ku drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Altin Qato qëlloi me shpullë një qytetar të pafajshëm, Bakiu e konsideron si akt i neveritshëm.
Ajo më tej thotë se mikëra familje vuajnë sot vendimet e gabuara dhe klienteliste të qeverisë, mijëra biznese janë në prag falimentimi. Për këtë i ka bërë thirrje Presidentit të Republikës të reagojë pasi qytetarët dhunohen dhe nëpërkëmben nga qeveria dhe nga policia e saj.
Reagimi i plotë i Merita Bakiut:
📌 I neveritshëm dhe i pafalshëm brutaliteti i policisë ndaj protestuesve paqësor, të cilët ngritën sot përsëri zërin ndaj padrejtësië që po pësojnë për shkak të kësaj qeverie të korruptuar, që as nuk dëgjon e as nuk reagon.
📌Mijëra familje vuajnë sot vendimet e gabuara dhe klienteliste të qeverisë, mijëra biznese janë në prag falimentimi.
📌Protesta e tyre e drejtë duhet të dëgjohet, institucionet duhet të veprojnë.
📌I bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos qëndroj pasiv, teksa qytetarët e vendit tonë dhunohen dhe nëpërkëmben nga qeveria dhe nga policia e saj.