Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës thyen heshtjen zgjedhore, Petro Gjikuria fushatë në rrjetet sociale, më pas fshin postimet

0
400

Kodi Elektoral ka të sanksionuar “heshtjen zgjedhore”, që është dita e fundit para votimeve dhe reagimet, deklaratat e partive ose të kandidatëve janë të ndaluara.

Nesër zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale në Bashkinë e Himarës dhe sot me ligj është heshtje zgjedhore. Por kandidati i PBDNJ në Himarë, i mbështetur edhe nga opozita, Petro Gjikuria sot ka bërë fushatë. Ai ka shpërndarë disa postime në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Postimet Gjikuria i ka bërë në dy gjuhë, shqip dhe greqisht, të cilat përfshijnë premtimet e tij elektorale nëse zgjidhet ditën e nesërme kryetar bashkie.

Ndërsa pas disa orësh, Gjikuria i ka fshirë postimet.

Mbetet për t’u parë nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të masë masa për kandidatin e koalicionit opozitar.

Petro Gjikuria garon nesër për kryetar Bashkie të Himarës përballë socialistit Vangjel Tavo.

foto galeri
foto galeri