BallinaKronikeAksident i rëndë në Librazhd, makina me 4 persona brenda përfundon në...

Aksident i rëndë në Librazhd, makina me 4 persona brenda përfundon në humnerë

spot_img
spot_img

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë në aksin e rrugës rurale Mirakë-Polis Vilan në Librazhd.

Mësohet se automjeti pasi ka dalë nga rruga është rrokullisur dhjetëra metra dhe ka përfunduar në humnerë.

Dyshohet se në automjetin e përfshirë në aksident po udhëtonin të paktën katër persona së bashku me drejtuesin .Ndërkohë drejt vendit të ngjarjes janë nisur shërbimet e policisë rrugore, dy autoambulanca me staf mjekësor dhe një grup shërbimi  i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit. Ndërkohë një burim i besueshëm nga vendngjarja konfirmoi se fatmirësisht  gjendja e personave të aksidentuar konstatohet se është jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se banorë të lagjes ku ka ndodhur aksidenti, i kanë nxjerrë nga makina të aksidentuarit dhe do transportohen për mjekim në spital. Paraprakisht thuhet se gjatë ecjes, automjeti i aksidentit është përplasur me një furgon dhe  ka dalë jashtë rruge, duke përfunduar në humnerë. Personat që u aksidentuan janë banorë të Polisit të Librazhdit dhe sipas informacioneve paraprake kishin organizuar me një grup shokësh piknik për të kaluar fundjavën në mal.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Polis Vila, automjeti me drejtues shtetasin R. B., ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që udhëtonin në këtë automjet, të cilët po transportohen me ambulancë për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular