Gjendet i pajetë pranë një masivi shkëmbor në Ksamil një 38-vjeçar, ja çfarë dyshohet

0
165

Një 38-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det.

Policia bën me dije se bëhet djalë për shtetasin me iniciale F.K., banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur. Sipas informacioneve të para, i riu dyshohet se kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sot, më datë 04.08.2024, tek shkëmbinjtë tek “Gjiri i Barxhos”, në Ksamil, në një masiv shkëmbor në det, është gjetur i pajetë shtetasi F. K., rreth 38 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht si pasojë e një arresti kardiak.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.