Shqiptari zhdëp në dru pronarin në Greqi, shpallet në kërkim, shkak ….

0
159

Një episod i paprecedentë ka ndodhur në orët e mëngjesit të së shtunës në tregun e perimeve të Larisës mes dy burrave, me pasojë plagosjen e njërit.

Siç raporton onlarissa.gr, ngjarja ka ndodhur kur një 45-vjeçar pronar biznesi në tregun e perimeve ka debatuar, për arsye ende të paqartë, me një punonjës, si pasojë e të cilit janë përplasur.

Për pasojë, 45-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin Universitar të Larisës. Ngjarja u raportua në polici e cila është në kërkim të autorit me origjinë shqiptare.