BallinaSportVIDEO/ Haland argëtohet me tre gola para 102 mijë spektatorëve, Mançester Siti...

VIDEO/ Haland argëtohet me tre gola para 102 mijë spektatorëve, Mançester Siti mund Çelsin edhe me të rinjtë

spot_img
spot_img

Mançester Siti dhe Çelsi janë përballur mbrëmë në SHBA në një miqësore që tregoi edhe një herë se kampionët në fuqi të Anglisë janë shumë përpara rivalëve të tyre londinezë. Kjo, pasi fitorja 4-2 erdhi me një Haland të kthyer në formë të shkëlqyer, por edhe me shumë lojtarë të rinj në formacionin e skuadrës së Guardiolës, përballe emrave të zakonshëm të zgjedhur nga Mareska.

Haland, i cili ishte kapiteni i “qytetarëve” në ndeshjen e luajtur në stadiumin e Ohajos me 102780 spektatorë të pranishëm në tribuna, zbërtheu menjëherë mbrojtjen e Çelsit duke fituar penallti të cilën e transformoi vetë në minutën e katërt e pastaj duke dyfishuar shifrat në minutën e pestë.

Kjo ia bëri më të thjeshtë Sitit ndeshjen të cilën e dominoi me lehtësi dhe shtoi diferencën në pjesën e dytë me anë të Bob dhe përsëri Haland, duke çuar rezultatin në 4-0 kur regjistrohej minuta e 56. Sterling dhe Madueke me golat e tyre bënë më pak të hidhur këtë ndeshje, por gjithsesi u pa qartë që diferenca mes dy skuadrave ishte shumë e madhe

SHIH VIDEON

Duhet theksuar se në këtë ndeshje, trajneri Mareska nuk i rezervoi asnjë minutë Armando Brojës, i cili ndoqi takimin nga stoli

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular