Barcelona dhe Real Madrid janë përballur në “El Clasico” në stadiumin “MetLife” në Nju Jork, si pjesë e turit të tyre në SHBA, në një sfidë që ka dhuruar spektakël, edhe pse të dy skuadrat nuk kishin të gjithë yjet në fushën e lojës.
Si Flik, ashtu edhe Ancceloti, luanin me ekipe të cilat kishin në përbërje të tyre futbollistë të stolit, apo edhe lojtarë të ekipeve të dyta, ku ata të katalanasve bënë diferencën. Ishte pikërisht sulmuesi i Barcelona B, Pau VIktor, ai i cili u bë protagonist i sfidës me dy gola të shënuar në portën e Kurtua.
I pari ishte në minutën e 42-të të ndeshjes pas asistit të Levandovskit, ndërsa i dyti ishte në minutën e 54-t, pas asistit të Aleks Vaje. Një lojtar i të rinjve të Realit, Niko Paz, ishte ai i cili shënoi golin e rezultatit 2-1 në minutën e 82-të. Por ishte shumë vonë që skuadra e Anccelotit të merrte diçka më shumë nga kjo ndeshje edhe pse aktivizimi i Vinicius në fund shtoi aksionet sulmuese.
Kështu, Barcelona merr një fitore të rëndësishme për moralin, edhe pse miqësoret e verës zakonisht nuk janë indikacion për ecurinë e sezonit.
SHIH VIDEON