Kreshnik Spahiu, ka reaguar në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve lokale në Himarë, të cilat u fituan nga Vangjel Tavo me një diferencë të ndjeshme votash ndaj rivalit të tij opozitar Petro Gjikuria.
Në një postim në facebook, Spahiu shkroi se kryetari i PD Sali Berisha, nuk mundi të fitojë zgjedhjet edhe pas aleancës me Athinën.
Ai shkruan se Berisha pasi i fali 6 milje det dhe rezultatet e censit kërkoi t’i falte Greqisë edhe Himarën, por kjo nuk ndodhi.
”Edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot:
– i fali Greqisë me firmë 6 milje në detin Jon.
– i fali 6 varreza ushtrësh grek në jug të Shqiperise.
– i fali ndryshimin e kombësisë me ligj per 320 euro.
– i fali censusin me bazë erniko-fetare.
Në fund të jetës donte ti falte edhe Himarën tonë”, shkruan Spahiu.