“Himara kryefjalë e bashkëpunimit mes Shqipërisë e Greqisë”, Tavo reagon pas fitores: Gjikurinë e ftoj të vijë si nënkryetar

0
219

Në një reagim për mediat pas përfundimit të votave, Vangjel Tavo, kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, ka ftuar publikisht rivalin e tij Gjikurnë të bëhet nënkryetar i bashkisë, pasi bashkia ka nevojë për të majtë dhe të djathtë.

Sot ai nis punën për të realizuar premtimet që i ka dhënë banorëve, pasi probelemt nuk kanë ngjyrë dhe sipas tij të gjithë duhet të jenë të bashkuar.

“Sot fitoi Himara, fituan himarjotet, dua të falënderoj të gjithë për duerimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën  për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të behet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majte dhe të djathtë”, u shpreh Tavo.