BallinaPolitikeHumbi garën për Bashkinë Himarë, reagon Petro Gjikuria: Patëm një betejë të...

Humbi garën për Bashkinë Himarë, reagon Petro Gjikuria: Patëm një betejë të madhe 

spot_img
spot_img

Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria, ka reaguar pasi humbi zgjedhjet në Bashkinë Himarë përballë kandidati të Partisë Socialiste, Vangjel Tavo.
Deklaratë e Petro Gjikurisë lidhur me rezultatin zgjedhor
Patëm një betejë të madhe. Një betejë e cila ishte vazhdim i shumë betejave të mëdha që kanë bërë himariotët, sidomos vitet e fundit të udhëhequr nga Fredi Beleri. Kjo betejë ishte pararojë e betejave të ardhshme që do të thirremi për vendin tonë.

Në këto zgjedhje pamë metoda antidemokratike në të gjitha stadet e tyre. Rezultati ishte produkt i transformimit të listës së zgjedhësve me qëllim përshtatjen e saj me interesat e kundërshtarëve tanë, duke i dhënë mundësinë një ushtrie partiake të merrte pjesë në zgjedhje dhe njëkohësisht, duke u mohuar këtë të drejtë mijëra qytetarëve të Himarës, si dhe duke përfshirë shtetin dhe parashtetin. Qëllimi ishte patja e një tjetër kryebashkiaku të dobët, i cili do t’u shërbejë interesave të Edi Ramës dhe partisë së tij.

Dëshiroj të falënderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë fushatë elektorale për garën e bukur dhe të ndershme që bëmë. Beteja për të nesërmen e Himarës vazhdon.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular