BallinaSportItalianët insistojnë për Maget, mesfushori i Partizanit drejt Serisë A. Zbulohen prapaskenat...

Italianët insistojnë për Maget, mesfushori i Partizanit drejt Serisë A. Zbulohen prapaskenat e transferimit

spot_img
spot_img

Interesi është më i shumtë në Spanjë, por italianët duken më të vendosur për të firmosur me Maget Gueje, një nga talentet më të mëdhenj të Kategorisë Superiore në vitet e fundit. 21- vjeçari shpërtheu në sezonin e shkuar dhe ngjalli interes të jashtëzakonshëm për ta blerë. Pas gjithë maratonës së interesimeve e ofertave për Partizanin, Venecia po fiton garën me të gjitha në sprintin final.

maget

NEGOCIATAT – Detaje të reja zbulon eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla, i cili shkruan në sajtin e tij se dy klubet kanë nisur negociatat zyrtare për transferimin e mesfushorit. “Venecia po mendon për një mesfushor dhe në listë nuk është vetëm Nikolusi Kavilia si emër konkret. Atyre u pëlqen shumë Maget Gueje. Mesfushori senegalez, i cili dhjetorin e ardhshëm do të mbushë 22 vjeç, aktualisht luan me Partizanin e Tiranës.

Sezonin e kaluar Gueje shënoi 6 gola në 31 ndeshje, duke treguar aftësi të padiskutueshme në 30 metrat e fundit. Te Partizani që nga viti 2021, Gueje tashmë ndihet gati për një eksperiencë të re. Venecia e pëlqen shumë dhe orët e fundit ka pasur kontakte mes klubeve. Vlerësimi është nën një milion euro, edhe për shkak se kontrata e Gueje me Partizanin është në fund të afatit”, shkruan Pedulla.

“Panorama Sport” mëson gjithashtu nga burime pranë klubit të kuq se është pikërisht klubi i sapongjitur në Serie A, që ka insistuar më shumë se të gjithë të tjerët dhe e ka marrë më me seriozitet këtë transferim. Operacioni i shitjes duket në rrugën e duhur, me Maget, që nga ana e tij e ka bërë me dije se po pret një transferim jashtë vendit.

INTERESIMI – Për Maget interesimi ka nisur që në muajin janar, kur e donte Zekiç te Osijeku në Kroaci e më pas për të vijuar me Vijarrealin, Burgosin, Deportivo la Korunja, CSKA Sofja dhe së fundmi Venecia. Në rast se kalon te Venecia, ky transferim do të ishte historik për Partizanin, që do të dërgonte për herë të parë në histori një lojtar direkt në Seria A. Operacioni pritet të mbyllet për një shifër rreth 600-700 mijë euro. Kontrata e Maget përfundon në verën e vitit 2025 dhe ky është shansi i fundit për të përfituar financiarisht nga shitja e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular