Milan, Juve, Inter dhe Napoli pas Brojës. Por në Angli e shohin drejt një klubi tjetër

0
146

Armando Broja është kthyer në emrin më të lakuar në merkaton e futbollistëve në Serinë A, teksa mediat përtej Adriatikut e shohin atë vazhdimisht pranë klubeve më në emër si Milan, Juventus, Inter apo Napoli. Por për anglezët, destinacioni i tij mund të jetë tjetër.

Sulmuesi pritet të largohet nga Çelsi në ditët në vijim por jo për të shkuar drejt një klubi italian. Aty Broja do të ishte padyshim një futbollist zëvendësues, ndërsa ai kërkon një rol protagonisti. Këtë mund t’ia ofrojë klubi i Ullvërhempton, i cili prej kohësh e ndjek me interes lojtarin shqiptar.

“Ujqërit” edhe në janar ishin interesuar për të, por marrëveshja në fund nuk u realizua. Sipas mediave britanike, ata tani pritet të kthehen në garë me ofertë konkrete për Brojën dhe Çelsin për të finalizuar transferimin e sulmuesit shqiptar i cili kërkon një vend ku të tregojë se sa vlen pas një sezoni të fundit zhgënjyes.