Rikthehet sëmundja “Ethet e Nilit” në Shqipëri, tre viktima dhe 17 të infektuar deri më tani

0
145

Sëmundja virale “Ethet e Nilit” është rikthyer në vendin tonë pas 13 vitesh. Bëhet me dije se deri më tani 3 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë infektuar.

Shefja e departamentit të Sëmundjeve Ngjitëse pranë ISHP-së, zonja Silva Bino doli në një njoftim për mediat, ku konfirmoi lajmin dhe bëri të ditur se situata është nën kontroll.

Ethet e Nilit Perëndimor është një sëmundje virale që shkaktohet nga pickimi i mushkonjave. Sëmundja tipike e kontinentit të Afrikës, po përhapet edhe në pjesët e tjera të botës, siç tregojnë edhe rastet e personave të prekur në vendet e Ballkanit gjatë muajit Gusht.