BallinaKultureShënime rreth librit studimor: ”Lidershipi në mjedisin e sigurisë” të Manushaqe Shehut/Nga...

Shënime rreth librit studimor: ”Lidershipi në mjedisin e sigurisë” të Manushaqe Shehut/Nga Sakip Cami

spot_img
spot_img

Libri i ri i Gjen Maj Manushaqe Shehu
Nevoja e një lidershipi
të mirë në kushtet e sotme
(Shënime rreth librit studimor:”Lidershipi në mjedisin e sigurisë” të Dr Gjen Maj Manushaqe Shehu)
Nga Sakip Cami

Disa fjalë për autoren:
Dr Gjen Maj Manushaqe Lami Shehu është bijë e fisit Lami të fshatit Sohodoll të Dibrës, lindur në Peshkopi më 5 nëntor 1965, e martuar me Ish deputetin e Kuvendit të Shqipërisë Sali Shehu, nënë e dy fëmijëve.
Ka kryer Akademinë Ushtarake në Tiranë, Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm, fakultetin e drejtësisë dhe disa kurse e specializime në Akademitë e vendeve të NATO-s si në ShBA, Britaninë e Madhe, Francë, Gjermani, Turqi etj.
Është e vetmja grua në Shqipëri që mban gradën Gjeneral Majore dhe për dy mandate në detyrën e Zv Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FARSh.
Është gjithashtu Doktore e Shkencave në fushën e sigurisë.
Disa refleksione për monografinë studimore :”Lidershipi në mjedisin e sigurisë”:
Ish Presidenti Alfred Moisiu në parathënien e këtij libri nënvizon se studimet në fushën e lidershipit të mjedisit të sigurisë në literaturën vendase janë të pakta, ndaj mund të them pa mëdyshje se libri :”Lidershipi në mjedisin e sigurisë” i Gjenerale Manushaqe Shehu, përbën jo vetëm një kontribut, por edhe një rast të veçantë të trajtimit të problemit të drejtuesit ushtarak.
Ky libër shfrytëzon literaturën më të mirë botërore dhe atë kombëtare, e gërsheton me përvojën e gjatë të autores dhe të vetë ushtrisë sonë ndër vite e shekuj dhe arrin të bëhet një manual i shkëlqyer për çdo drejtues ushtarak e civil që kërkon të evidentohet si lider.
Jo rastësisht liderë të mëdhenj botërorë si Ajzenhaueri, De Goli e shumë të tjerë kanë qenë gjeneralë ushtarakë.
Evidentohet mjaft mirë në Shqipëri drejtimi si president republike i Gjeneral Alfred Moisiut në vitet 2002-2007.
Ka ndodhur kjo se është vetë shkolla e ushtrisë si teori dhe praktikë, si veprimtari me shembull personal e me betim atdhetar që përgatit njerëz, kuadro e udhëheqës që lënë gjurmë.
Në pjesën e parë të librit, në kapitullin: “Lidershipi dhe menaxhimi i sigurisë” trajtohen konceptet për figurën e liderit, roli i diplomacisë në fushën e sigurisë, jo për të bërë lëshime por për të përfituar resurse për vendin tënd, trajtohen traditat dhe ligjet e trashëguara si dhe nevoja aktuale për të hartuar e miratuar ligje e plane strategjik realë në përputhje me gjeopolitikën ballkanike, europiane e botërore.
Trajtohen parimet e drejtimit dhe cilësitë e liderit, komandantit ushtarak duke vënë theksin në mirëmenaxhimin e krizave dhe fatkeqësive natyrore.
Një lider nuk mund të jetë i suksesshëm pa një komunikim perfekt dhe njerzor, pa një etikë në komunikim dhe kjo kërkon përveç formimit profesional edhe njohuri të plota në pedagogji dhe psikologji për të arritur në botën e brendshme të njerëzve që drejton e komandon.
Kryefjala e një lideri në paktet për sigurinë është konsensusi, theksohet në pjesën e tretë të këtij libri.
Strukturat e sigurisë kombëtare, të ndërthurura dhe të drejtuara nga një drejtues strategjik me dimension njerëzor janë të destinuara të funksionojnë si një sahat i vërtetë.
Në kushtet e sotme të konflikteve në Ballkan, Europë dhe në botë, roli i liderit merr rëndësi të veçantë.
Nuk bëhet fjalë për lider të fortë autokrat, por për lider vizionar, që të marrë vendime të forta në favor të paqes, lirisë, të të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha në mbrojtje e prosperiotet të vendit e të popullit të tij që i ka dhënë të drejtën dhe besimin për ta drejtuar.
Në botë, në Europë, Shqipëri e Kosovë njihen gra të zonja lidere që kanë lënë gjurmë pozitive gjatë veprimtarisë së tyre.
Gruaja lidere, si nënë, si bashkëshorte, si motër, si shoqe mishëron më së miri dhe ka brenda vehtes aftësi të mëdha drejtuese.
Autorja e këtij libri, Gjenerale Majore Manushaqe Shehu ka përfaqësuar dhe përfaqëson vlerat më të mira të ushtrisë shqiptare dhe jo vetëm të ushtrisë, por edhe të mbarë kombit tonë.

Sakip Cami

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular