Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë 4 persona kanë mbetur të lënduar.
Personat e lënduar janë nga e njëjta familje, dy vajza dhe prindërit.
Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat policore.