“Bashkia Vlorë e mbushur me nepotizëm”, denoncimi i Gjergji Nika: 2 kunata si dhe motër e vëlla në një zyrë. 12 punonjës marrin projekte nga bashkia, 11 punonjës u marrin të afërmve tendera publikë dhe 174 punonjës janë në konflikt interesi

0
166

“Bashkia Vlorë e mbushur me nepotizëm”, denoncimi i Gjergji Nika: 2 kunata si dhe motër e vëlla në një zyrë. 12 punonjës marrin projekte nga bashkia, 11 punonjës u marrin të afërmve tendera publikë dhe 174 punonjës janë në konflikt interesi

Kreu i këshilltarëve të Demokratëve Euroatlantikë në bashkinë Vlorë, Gjergji Nika, në mbledhjen e këshillit bashkiak Vlorë ka denoncuar se ky institucion është i mbushur me nepotizëm. Nika foli me shifra ku tha se nga 1475 punëtorë të bashkisë, 62 prej tyre janë jashtë Shqipërisë më shumë se 6 muaj, 364 nuk shkojnë në punë më shumë se tre muaj dhe 174 punonjës janë në konflikt interesi, nepotizëm. Ai vijoi më tej ku tha se nepotizmi shkon deri aty sa ka dhe 2 kunata në një zyrë, si dhe motër e vëlla në një zyrë, 12 punonjës marrin projekte nga bashkia në konflikt interesi dhe 11 punonjës u marrin të afërmve tendera publikë. Kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Vlorë u bëri thirrje drejtuesve të bashkisë që të monitorojnë rregulloren për konfliktin e interesit që të jenë të drejtë me qytetarët.

Postimi i plotë i Gjergji Nika:

Unë kam një kërkesë tjetër që bashkë me këtë plan, të monitoroni edhe rregulloren për anëtarët e Këshillit Bashkiak, për konfliktin e interesit në raport me bashkinë. Meqë ju jeni drejtues juridik dhe i monitoroni këto planet, monitoroni dhe rregulloren. Sepse ne bëmë një rregullore për konfliktin e interesit për anëtarët e këshillit bashkiak dhe nuk bëjmë një rregullore për konfliktin e interesit, ligj është ajo, të bëhet një rregullore brenda bashkisë. Sepse konflikti i interesit ka probleme të ndryshme. Ka anëtarë të këshillit bashkiak që marrin fonde, ka anëtarë të këshillit bashkiak që janë në konflikt interesi të hapur. Kështu që ju lutem monitorojeni edhe pjesën e rregullores që miratuam për anëtarët e këshillit bashkiak që të jemi dhe ne far qoftë me qytetarët, qoftë dhe me veten tonë.

Kam një listë këtu të nderuar zotërinj, me të gjithë punëtorët, 1475 punëtorë që mbulojnë dhe varen nga Bashkia Vlorë, nga të cilët 62 punëtorë janë jashtë Shqipërisë më shumë se 6 muaj. 364 punëtorë nuk shkojnë në punë më shumë se tre muaj. 174 punonjës janë në konflikt interesi, nepotizëm. Ka dhe 2 kunata në një zyrë, edhe motër e vëlla. 12 punonjës marrin projekte nga bashkia në konflikt interesi. 11 punonjës u marrin të afërmve tendera publikë, ja kjo është e kam me listë, janë të gjitha të bashkëngjitur dhe janë të gjitha me emra dhe me çdo gjë dhe me çdo gjë me çdo detaj.