Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama po shijon pushimet në jug të Shqipërisë. Herë pas here ai ka publikuar edhe video nga vendet ku po kalon pushimet, ndërsa shëtitjet e tij në Vuno kanë marrë vëmendjen e qytetarëve. Kryesocialisti është parë mbrëmë në fshatin Vuno, në vendlindjen e nënës së tij duke ecur zbathur në kalldrëm dhe më pas ka ndaluar për të pirë kafe në qendër të fshatit.
Sikurse duket në pamje, shfaqja e tij modeste ka habitur qytetarët përreth.