Tim Walz, kandidati për zëvendëspresident, i përzgjedhur nga demokratja Kamala Harris, ka bërë reagimin e parë pasi ajo njoftoi vendimin e saj.
Në një reagim në “X”, ai është shprehur i nderuar që do t’i bashkohet Harris në këtë fushatë për Shtëpinë e Bardhë.
“Është nder jete të bashkohesh me Kamala Harris në këtë fushatë,” shkruan ai në X.
Walz shton se Harris po na tregon politikën së “çfarë është e mundur”.
“Më kujton pak ditën e parë të shkollës. Pra, le ta bëjmë këtë, njerëz! Bashkohu me ne”, ka shkruar ai.
Kamala Harris zgjedhi Tim Walz si kandidat të saj për postin e zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale, ku pretendent ishte dhe Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro.
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz dhe Kamala Harris do të drejtojnë Shtëpinë e Bardhë nëse Harris mund Donald Trump në nëntor.
Ky vendim i saj vjen një ditë pasi Harris siguroi zyrtarisht emërimin si kandidate e partisë së saj për presidente, pas një raundi pesë-ditor votimi në internet nga delegatët e Kuvendit Kombëtar Demokratik që përfundoi të hënën në mbrëmje.
Në një deklaratë pak para mesnatës, Komiteti Kombëtar Demokrat tha se 99% e delegatëve kishin votuar në favor të Harris.