VIDEO/ Gol spektakolar në minutën e 91-të! Zhegrova bën heroin, talenti shqiptar i Kosovës i dhuron fitoren Lilës ndaj Fenerbahçes së Murinjos

0
221

Talenti shqiptar i Kosovës, Edon Zhegrova, është shndërruar në hero te Lila, në duelin e mbrëmjes së sotme ndaj Fenerbahçes së Zhoze Murinjos, të vlefshëm për raundin e tretë kualifikues të Champions-it, ku skuadra franceze triumfoi me rezultatin 2-1.  Zhegrova u hodh në fushë në minutën e 71-të, teksa në minutën e 91-të realizoi një gola spektakolar duke i dhuruar një fitore të artë Lilës.  Santos në minutën e 12-të dhe Kahveçi në minutën e 80-të, kishin shënuar më herët. Dueli i kthimit që do të vendosë kualifikimin do të luhet pas 1 jave në Turqi.