Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Huso Islami, 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Shano Islami 66 vjeçe.
Më pas, 69-vjeçari dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, ai ka humbur jetën në vendngjarje.