BallinaOP EDA DO TE ULET SOT NORMA BAZE E INTERESIT?

A DO TE ULET SOT NORMA BAZE E INTERESIT?

Nga Bardhi Sejdarasi
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë do të marrë sot një vendim të ri për politikën monetare që duhet të ndjekin aktorët e politikës monetare në vijim. Pritet të favorizohen bankat, apo konsumatorët dhe bizneset?
Pritshmëritë janë për një ulje të normës bazë të interesit, por analiza e Këshillit Mbikqyrës së Bankës qëndrore sheh më tej këtij perceptimi. Mbase ekonomia, konsumatorët dhe klientët duheshin ndihmuar më përpara se sa mbledhja e ditës së mërkurë, duke e ulur normën bazë të interesit të depozitave dhe kredive kohë më parë. Banka jonë qëndrore duket se ndjek një politikë të njësuar monetare edhe me Bankën Qëndrore Europiane dhe Rezervën Federale, të cilat ende nuk kanë vendosur heqjen e shtrëngimit monetar.
Politika e ndjekur deri më sot ka bërë përshembull që, gjatë vitit 2023, 11 bankat në vend të rregjistronin më shumë se 285 milionë Euro fitime, nga 238 milionë në vitin 2022. Nëse i referohemi vitit 2018, për shkak të rritjes së normave të interesit, fitimet e bankave u zgjeruan me 3.5 herë.

Të favorizuara nga një normë e lartë interesi, bankat kanë qenë më të shpejta në rritjen e normës së interesit të kredive se sa, në rritjen e normës së interesit të depozitave.

Kur normat rriten, bankat mund të aplikojnë këtë normë për të llogaritur interesin e depozitave dhe kredive të tyre. Kjo mund të rrisë fitimet e tyre. Konsumatorët dhe bizneset duhet të shkurtojnë shpenzimet, kur normat rriten. Kjo ul të ardhurat e tyre. Rritja e normës bazë ndikon edhe në mbiçmimin e monedhës kundrejt valutave të tjera.

Sa i përket vitit 2024, sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, në kushtet e normës së lartë të interesave, të gjitha bankat e mbyllën edhe gjysmën e parë të vitit me fitim. Në fund të muajit qershor depozitat arritën në 2 triliardë lekë, në rritje me rreth 33 miliardë lekë, që nga fillimi i vitit. Portofoli i kredisë në fund të qershorit arriti vlerën e 739 miliardë lekëve, në rritje me 7.5% që nga fillimi i vitit 2024.

Shifrat e Shoqatës tregojnë se të gjitha bankat e kanë mbyllur gjashtëmujorin e parë të vitit me fitim neto prej 193 milionë Eurosh, në rritje me 1/3 krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.

Dilemat e bankave qendrore rreth normave të interesit këtë vit janë më të mëdhatë që kur nisi vala inflacioniste e gjysmës së dytë të vitit 2021. Tremujori i fundit i vitit të kaluar, megjithatë, ringjalli shpejt shpresat e tregjeve se normat e interesit mund t’i kthehen uljes. A do të ketë një ulje të normave të interesit nga Banka Jonë qëndrore?

Në Shqipëri ka një faktor që çon drejt uljes së normave të interesit. Dhe ky faktor është beteja e fituar me inflacionin. Inflacioni është nën pritshmëritë, monedha shqiptare është më e fortë se çdo monedhë tjetër që përdoret në tregun tonë. Në ndërkohë kemi kredi ende të shtrenjta dhe nuk përfitojmë gjë nga depozitat!https:

Mund të jetë një imazh i teksti
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular