Arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax teksa po shkonin…., u përfshinë në sherrin e dhunshëm ndaj tiktokerit

0
153

Arrestohet Noizy dhe Dj Crax, pasi ishin shpallur në kërkim për një sherr masiv në Pejë. Policia e Kosovës para disa ditësh kërkoi ndihmën e qytetarëve për kapjen e Noizyt dhe mikut të me tij Bekim Hardergjonajn.

Rigels Rajku, u arrestua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës në zonën e Kunes në Shëngjin. Sipas burimeve, reperi u ndalua nga një postobllok policie, teksa po shkonte për të performua në një klub nate.

Pas ndalimit, Noizy është dërguar në Tiranë ku edhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore. Reperi u arrestua në Shëngjin, së bashku me Dj-in e tij, DJ Crax. Ata u arrestuan nga Euro Fast Shqipëria pasi Kosova lëshoi urdhër-arrest për ta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur në kërkim edhe DJ e reperit Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax si dhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Këngëtari dhe DJ i tij u kërkuan nga autoritetet kosovare pas sherrit të ndodhur në Pejë, në përfundim të koncertit të tyre, ku tiktokeri Medi Iseni u rrah brutalisht.

Arrestohet në Shëngjin Noizy dhe Dj Crax, u përfshinë