Moment tragjik në familjen e ish-futbollistit të Milanit, Serxhinjo. Legjenda braziliane sot e ka përjetuar vdekjen tragjike të djalit të tij 20-vjeçar, Diego.
Ka qenë klubi kuqezi i Milanit, që përmes një postimi në Tëitter, e ka ngushëlluar Serxhinon për humbjen e djalit.
”Ne mblidhemi rreth Serxhinjos dhe familjes së tij për vdekjen tragjike dhe të parakohshme të djalit të tyre Diego. Gjithmonë ne zemrat tona.”, thuhet në postimin e Milanit. Për momentin nuk janë dhënë detaje për atë që ka ndodhur.