Jihia al-Sinwar u emërua si kreu i ri i zyrës politike të Hamasit. Zgjedhja e tij jep pak shpresë për negociata të reja për armëpushim.
Ish-zëvendësi i Sinwarit, Mohammed Deif, komandanti i Brigadave al-Kassam, krahut ushtarak të Hamasit, ishte objektivi i një sulmi me raketa izraelite në muajin korrik. Javën e kaluar Izraeli e shpalli atë të vdekur. Kurse Hanija u vra në një atentat në kryeqytetin iranian Teheran javën e kaluar.
Dy dekada në burgjet izraelite
Sinwar i përket brezit të themeluesve të Hamasit. Ai u lind në vitin 1962 në kampin e refugjatëve Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës. Familja e tij vjen nga zona e qytetit bregdetar Ashkelon, që tani gjendet në territorin izraelit. Për më shumë se dy dekada ai ishte i burgosur në Izrael dhe gjatë kësaj kohe mësoi të fliste rrjedhshëm hebraisht.
Në kohën e formimit të Hamasit për të luftuar pushtimin izraelit gjatë kryengritjes së parë palestineze, Intifada, në fund të viteve 1980, Sinwari u përfshi gjithashtu në ngritjen e krahut ushtarak të Hamasit, brigadave Kassam. Në vitet e para të lëvizjes islamike Sinwari ishte përgjegjës për luftimin e personave që dyshohej se bashkëpunonin me Izraelin. Ai ishte aq brutal sa u bë i njohur si “kasapi i Khan Yunis”./DW