Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm pamje nga aksi rrugor Ersekë-Leskovik. Kreu i qeverisë shkruan se rruga ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj zone të mrekullueshme të Shqipërisë
Postimi:
MIRËMËNGJES 😊
dhe me segmentin e ri Ersekë – Leskovik, i cili ofron një udhëtim magjepsës përmes natyrës së pazbuluar të kësaj tjetër zone të mrekullueshme të Shqipërisë, ku mund të ndalesh në llixhat e Sarandoporit, vreshtat historikë dhe perlat e tjera të Leskovikut, ju uroj një ditë të mbarë🫶