BallinaAktualitetDoli para plumbave për të shpëtuar djalin e nipin, kush është sipërmarrësi...

Doli para plumbave për të shpëtuar djalin e nipin, kush është sipërmarrësi shqiptar që u ekzekutua në Francë! Viktima dhe dy të rinjtë po hanin pica kur u qëlluan nga një person me motor elektrik

spot_img
spot_img

Pak ditë më parë nga mediat franceze u bë me dije se në një atentat një person kishte humbur jetën dhe dy të tjerë ishin plagosur. Të dhënat e policisë franceze ishin të pakta, ndërkohë që menjëherë u bë me dije se ishin marrë në duar pikat kufitare për të mos lejuar vrasësin dhe dy shoqëruesit të tij të dilnin nga Franca.

Por që nga e diela kur ndodhi krimi i rëndë, policia nuk arriti të jepte asnjë detaj në lidhje me të shenjëstruarit, por u tha se në vendin e ngjarjes, përveç atentatorit që qëlloi mbi personat me kallashnikov kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët kanë lëvizur në drejtime të ndryshme për të shpërqendruar policinë nëse do të niste ndjekjen. Autoritetet franceze nuk e bënë publike kombësinë e shënjestrës, ndërkohë që ditën e djeshme kanë dalë edhe të dhëna konkrete nga ngjarja dhe identitetet e viktimës dhe dy të plagosurve.

Ajo që u mësua dje është vërtet tronditëse; është qëlluar mbi sipërmarrësin shqiptar, Ylli Bezhani i cili ka qenë bashkë me të birin dhe nipin, djalin e vëllait, në momentin kur është sulmuar me armë nga një person që lëvizte me një motor elektrik. Nga të dhënat e para mësohet se sipërmarrësi, që punon dhe jeton në Bordo, ka dalë para plumbave të shpëtonte djalin dhe nipin dhe ia ka arritur, por ka humbur jetën vetë.

Në Francë gjenden edhe familjarët e viktimës, të cilët dje kanë dhënë edhe një version për mediat tona se si ka ndodhur krimi i rëndë.

NGJARJA SIPAS MEDIAVE FRANCEZE

Ngjarja e rëndë e regjistruar në Francë të dielën, që la pas 1 viktimë dhe 2 të plagosur, ka arritur të zbardhet. Policia ka arritur të zbardhë identitetin e viktimës, i cili ka qenë një shtetas shqiptar i identifikuar si Ylli Bezhani. Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës individual me qendër në ARTIGUES-PRES-BORDEAUX (33370), i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve. Kujtojmë se 3 personat u qëlluan me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në lagjen “Teisseire” të Grenoble, njëri prej tyre u transportua në një gjendje të dëshpëruar në Spitalin Universitar të Grenoble Alpes. Sipas informacioneve të para, të tre personat ndodheshin pak para orës 20:00 në rrugë, në “8 Avenue Teisseire”, në një zonë të ndjeshme metropolitane të Grenoble, kur u vunë në shënjestër nga një burrë që udhëtonte me një skuter elektrik.

Personi i armatosur u largua menjëherë pasi qëlloi një sërë të shtëna në drejtim të grupit. Kur mbërritën në vendngjarje, zjarrfikësit dhe Samu u përpoqën t’i jepnin një ndihmën e parë të plagosurit më rëndë, i cili pësoi në arrest kardiak. Ky 47-vjeçar është dërguar me urgjencë në Spitalin Universitar të Grenoble Alpes. Vdekja e tij u vu re pas mbërritjes në spital, siç u konfirmua nga zyra e prokurorit publik të Grenoble në Dauphiné Libéré rreth orës 22:30. Dy të plagosurit e tjerë janë të moshës rreth 24 vjeç, njëri i plagosur lehtë dhe tjetri më rëndë. Policia mbylli perimetrin dhe filloi të bënte vëzhgime, siç vërehet nga Le Dauphiné Libéré.

Dyshohet se autori ka folur me ta para se sa t`i qëllonte, por do të jenë dy të mbijetuarit e asaj prite që do të japin hollësitë për grupin hetimor. Dyshohet që në polici është ndaluar një person i dyshuar si bashkëpunëtor, por ende nuk bëhet me dije identiteti i tij. Ngjarja ka bërë shumë bujë në Francë, pasi në Paris po zhvillohen edhe Lojërat Olimpike dhe fillimisht është përhapur panik nga një sulm terrorist, por pas sqarimit të rrethanave, është kuptuar që bëhet fjalë për një atentat.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular