Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet në Itali, pas si “korrierë” u futën në ilegalisht në portin industrial të Livornos për të marrë 148 kilogram kokainë që ishte e fshehur në një kontenier që mbërrinte nga Ekuaduari me një ngarkesë me banane me destinacion Zvicrën.
Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ylber e Napolon Arshi e Goliano Zhupa, ndërsa sasia e kokainës është sekuestruar.
Mësohet se shqiptarët në momentin që janë ndaluar nga policia, nuk kanë bërë rezistencë dhe janë arrestuar, ndërsa bëhet me dije se ata nuk janë rezidentë në Itali, nuk kishin dokumenta me vete duke e vështirësuar identifikimin e tyre.
Dy vëllezërit nëse do të arrinin të merrnin ngarkesën e kokainës, i ishte premtuar mijëra euro shpërblim.
Sipas autoriteteve italiane, kjo është kapja më e madhe e kokainës kryer në vitet e fundit në portin e Livornos.