Një i ri ka mbetur i plagosur sot në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë.
28-vjeçari Ardit Dauti, nga Tirana, është hedhur me kokë nga lartësia në ujërat e Syrit të Kaltër, por hedhja ka qenë fatale pasi është goditur në kokë duke pësuar dëmtime.
Menjëherë është transportuar drejt urgjencës “Stefan Mekshi” në spitalin e Sarandës, por sipas bluzave të bardha për shkak të dëmtimeve në kokë është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve, 28-vjeçari është jashtë rrezikut për jetë