BallinaSportVIDEO/ Redon Xhixha protagonist me gol në kohët shtesë, Qarabag siguron play-off-in...

VIDEO/ Redon Xhixha protagonist me gol në kohët shtesë, Qarabag siguron play-off-in e Champions

Redon Xhixha është bërë përsëri protagonist me gol me fanellën e skuadrës së Qarabak, këtë herë në arenën më të rëndësishme të futbollit europian, Champions League.

Sulmuesi shqiptar ka gjetur rrugën e rrjetës në kohët shtesë të ndeshjes së skuadrës së tij në turin e tretë të kualifikuesve në transfertë ndaj Ludogorets.

Ndeshja kishte shkuar me shtesa pasi fitores 2-1 të bullgarëve në ndeshjen e parë, ndërsa azerët u përgjigjën sot 2-3 në transfertë. Në shtesë, Qarabag shënoi edhe golin e katërt, teksa vendasit u hodhën të gjithë në sulm për të rivendoisur baraspeshën.

Në fillimin e shtesës së dytë, trajneri Gurbanov aktivizoi Xhixhën dhe sulmuesi nuk zhgenjeu, teksa në minutën e 111 të ndeshjes shënoi golin për rezultatin 5-2 që bëri formalitet kualifikimin për ekipin e tij.

Në 9 minutat në vijim Qarabag shënoi edhe 2 herë të tjera duke fituar ndeshjen 2-7 , që siguroi kësisoj pjesëmarrjen në play-off të Champions.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular