Alarmohet Evropa, regjistrohet rasti i parë me linë e majmunëve! Personi u infektua në…

0
92

Suedia njoftoi të enjten se ka konfirmuar rastin e parë të lisë së majmunëve në vend. Personi u infektua gjatë qëndrimit të tij në një zonë të Afrikës, sipas BBC.

Lajmi vjen vetëm disa orë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik.

Të paktën 450 njerëz vdiqën gjatë një shpërthimi fillestar në Republikën Demokratike të Kongos dhe sëmundja që atëherë është përhapur në zonat e Afrikës Qendrore dhe Lindore.