Credins mbështeti “X-Factor Albania”, ekspozitën “Harmonia e Horizonteve”, “Albania Open”si dhe “TiranaThlon 2024”

0
149

Credins mbështeti “X-Factor Albania”, ekspozitën “Harmonia e Horizonteve”, “Albania Open”si dhe “TiranaThlon 2024” Credins bank mbështeti “X Factor Albania”, super spektaklin e realizuar nga Klan TV.
Një show i niveleve Europiane, për disa javë mirëpriti talente entuziaste, të cilët kanë faktorin X në fushën e muzikës.  Ndiqni disa nga momentet më fantastike dhe emocionuese të këtij super show, ku fitues u shpall Alis Kallaçi i skuadrës së Arilenës. Jemi në prag të verës dhe shumë shpejt Credins bank do të vijë me të tjera surpriza për publikun shqiptar.

“Harmonia e Horizonteve” ekspozita më e re e çelur në ambientet e drejtorisë qendrore të Credins bank.Parid Dule është piktori mirënjohur që sjell 21 vepra unike, me peisazhe natyrore nga vende të ndryshme piktoreske të Shqipërisë. Për të gjithë artdashësit e këtij zhanri, klientë të Credins bank, do të ketë mundësinë të shijojnë dhe blejnë pikturat e preferuara.

“Albania Open”, eventi sportiv i Aeronautikës Shqiptare, erdhi me një performancë dinamike, duke dhuruar pamje spektakolare nga qyteti i bukur i Vlorës. Eventi special i parashutizmit, i cili zhvillohet për 25 vite, u ndoq nga fansa që adhurojnë hapësirën dhe sportet ekstreme. Credins bank mbështeti këtë aktivitet për të promovuar sportin dhe turizmin atraktiv Shqiptar.

Një fundjavë ndryshe kjo, sa sportive aq edhe dinamike. “TiranaThlon 2024” edhe këtë vit solli disiplina të ndryshme, si: not, çiklizëm, vrap. Shumë entuziastë, të apasionuar pas sportit, iu bashkuan kësaj maratone, e cila ka një shtrirje ndërkombëtare.

Aktivitetet, të cilat zhvillohen në natyrë, kanë për qëllim edhe shkëmbimin e eksperiencave mes atyre që janë vullnetarë dhe sportistëve profesionistë. Shpirtin e garës e treguan të gjithë sportistët, por ata që spikatën më shumë ishin ata bullgarë, të cilët fituan në kategorinë “Sprint Race” për meshkuj dhe “Olympic Race” për meshkuj dhe femra. Ndërkohë edhe sportistët shqiptarë, Rei Habazaj dhe Elvis Xhafaj, treguan vlera absolute duke dominuar dhe shpallur fitues. Credins bank mbështeti këtë aktivitet, për të promovuar jetën aktive në natyrë dhe të shëndetshme.