Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot në periferi të Barcelonës, pasi është goditur me thikë babai i Lamin Jamal, Munir Nasraui.
Sipas informacioneve nga “La Vanguardia”, ai ka qenë proatagonist në një sherr në një parking në zonën e Mataro, ku është goditur më pas me thikë nga një person ende i paidentifikuar.
Munir Nasraui është shoqëruar menjëherë në spitalin e Kan Ruti të Barcelonës ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Sipas mediave spanjolle, gjendja e tij është e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.