BallinaEkonomiNisin punimet për rrugën Prizren – Tetovë, projekti do të kushtojë 35...

Nisin punimet për rrugën Prizren – Tetovë, projekti do të kushtojë 35 milionë euro

Punimet për rrugën Prizren – Tetovë tashmë kanë nisur. Vlera e këtij projekti do të kushtojë 35 milionë euro

Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 lote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot.

Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km.

Nga vendpunishtja e LOT-it 3, kryeministri Albin Kurti,  tha se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.

Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.

Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, ai u shpreh se synimi ynë është që t’ia japim mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara.

Ai shtoi se punët po shkojnë mirë dhe jemi shumë të gëzuar që po marrim pjesë në këtë fillim të punimeve për një aks kaq të rëndësishëm e jetik për Prizrenin e për Tetovën, për Kosovën e për Maqedoninë e Veriut, për shqiptarët në të dy anët e Malit të Sharrit.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me koridorin Jon-Adriatik dhe me koridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.

Kryeministri Kurti përshëndeti edhe falënderoi punëtorët dhe punëkryesit për punën që po e bëjnë. Ai gjatë kësaj vizite shoqërohej nga ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, së bashku me zëvendësministrat e këtij dikasteri, Hysen Durmishi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular