Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, i është përgjigjur akuzave të Ilir Metës në mbledhjen e kryesisë të PL, ku deklaroi se “ai ka mbaruar punë me euroatlantkët dhe Basha është në pazar me Ramën”. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.
Ai e quan “njeriu me bllok” në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për të fuqizuar Edi Ramën, duke vijuar me mashtrime ordinere, për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sipas Bashës distancimi nga kreu i PL dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm, për t’u ndarë nga korrupsioni.
Postimi i plotë i Bashës:
Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve.
Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për te fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.
Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bejë pazarin e rradhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre