Të paktën 31.5 për qind e mjeteve që janë futur në testim për kontrollin teknik në periudhën janar-korrik kanë ngelur ose janë refuzuar.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor vlerëson se kjo ka ardhur si efekt i disa arsyeve ku pjesa më e madhe ka të bëjë me mangësitë vizuale dhe funksionale.
“Janë 237,865 mjete të testuara, apo 15.8% më shumë krahasuar me Janar-Korrik 2022. Të paktën 78.7% e mjeteve të testura janë automjete (4+1 – 8+1 vende). Rreth 36.5% e testimeve janë kryer në DRSHTRR Tiranë.
Mjete të ngelura në testim: janë 74,826. Mjete të ngelur/refuzuar përbëjnë 31.5% e totalit të mjeteve. Arsyet e ngelje: 46% Mangësi vizuale e funksionale, 24.6% Sistemi i shkarkimit të gazrave, 15% sistemi i drejtimit, 14.4% Sistemi i frenimit” thuhet në njoftimin e DPSHTRR.
Publikimi referon se 29% e totalit të mjeteve janë ritestuar. Kontrolli teknik kryhet në çdo drejtori rajonale në vend ku paraprakisht duhet të bëhet rezervimi online përmes platformës e-albania.
Kontrolli teknik konsiston në testimin e mjeteve me anë të pajisjeve të specializuara për kontrollin e funksionimit të sistemeve mekanike dhe kontrollin vizual, të cilat testohen nga specialistët e certifikuar.
Fushat kryesore, që përfshijnë komponentët e mjeteve objekt i kontrollit, janë: Identifikimi i mjetit; Sistemi i frenimit; Sistemi i drejtimit; Shikueshmëria; Pajisjet e ndriçimit dhe pjesët e sistemit elektrik; Boshtet, rrotat, gomat, suspension; Shasia dhe elementët e fiksuar në shasi; Ndikimi në mjedis; Pajisje të tjera; Kontrolle shtesë për mjetet e kategorive M2 dhe M3 që mbajnë pasagjerë
Nga të dhënat e publikuara DPSHTRR vlerëson se janë të paktën3,857 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare që janë çregjistruar përgjithmonë, çka përbën një rritje me 15.2% krahasuar me Janar-Korrik 2023.
Në publikimin e saj DPSHTRR nënvizon se rreptësishtë ndërhyrjet në odometër, ndryshimet konstruktive dhe çdo ndërhyrje tjetër e cila përbën kërcënim për sigurinë rrugore.